Promovim i raportit ndërkombëtar të OBSH për Studimin në lidhje me sjelljet në lidhshmëri me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore (HBSC)

Raporti Shëndeti dhe mirëqenia e adoleshentëve në fokus, që sot e promovon Zyra regjionale e OBSH për Europë, përmban të dhëna të hollësishme për shëndetin mendor, raportet sociale dhe mirëqenien mendore të 227.441 fëmijëve të moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç, të 45 vendeve. Raporti vë në dukje se fëmijët e moshës shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mostër prej 4.685 nxënësve të tre grupmoshave dhe dy gjuhëve mësimore, maqedonase dhe shqipe, raportojnë për të dhëna shumë të rëndësishme në lidhje me shëndetin, shprehitë dhe sjelljet e tyre.

Këtu vend të veçantë zënë shëndeti mendor dhe ai social, me dallime të larta mesgjinore dhe rritje të problemeve psikosomatike me moshë, veçanërisht te vajzat, si dhe mbështetja jo adekuate dhe kapacitetet e dobëta të të rinjëve për ballafaqim me sfidat e zhvillimit të tyre. Njëkohësisht, këtu janë edhe sjelljet e rrezikshme (konsumimi i alkoolit, të dehurit, duhanpirja dhe përvojat e hershme seksuale), më shpesh të shprehura mes djemëve dhe pa tendencë për zvogëlim me moshë, madje në disa cikle hulumtuese.

Gjendja në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Raporti i tregon të gjeturat nga Studimi për sjelljen në lidhsmëri me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore (HBSC), që realizohet çdo katër vite nën udhëheqjen e Lina Qostarova Unkovkës nga Qendra psikosociale dhe e aksionit të krizës (QPAK) – Malinska, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin për shëndet publik, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Krahasuar me rezultatet e vitit 2014, të rinjtë në vendin tonë raportojnë për dallime më të mëdha mes gjinore në pyetjet dhe temat kyçe nga jeta e të rinjve, si janë shprehitë me të ushqyerit, aktiviteti fizik, shëndeti emocional dhe social, sjelljet e rrezikshme, aktivitetet e lira, por edhe në “tabu” temat, si janë dhuna familjare, sjellja seksuale dhe keqtrajtimi.

Pikat kritike të ndryshimeve, ose stagnimit në shprehitë shëndetësore, qëndrimet dhe sjelljet e fëmijëve të tre grupmoshave, si dhe dallimet gjatë periudhës prej 2014-2018 janë të locuara në disa tema, si:

  • Shëndeti mendor

Akoleshentët kanë probleme shëndetësore mendore, duke filluar nga (pa)kënaqësia nga jeta, nëpërmjet simptomave psikosomatike (kokëdhimbje, dhimbje të stomakut, nervozë, shpërthim dhe probleme me gjumin) deri në periudha të gjata të padisponimit dhe disfunksionimit, të cilat zmadhohen me rritje në moshë, gjithnjë me dallime më të mëdha ndërgjinore, në llogari të vajzave. Të gjeturat tregojnë se çdo e dyta vajzë (45%) e 15 vjeçareve ka ndjerë simptoma depresive më shumë se dy javë në vazhdimësi, dhe paaftësi (34%) për tejkalim të gjendjes.

Shprehi në lidhje me të ushqyerit, mbipeshën dhe aktivitetin fizik
Proporcioni i nxënësve të cilët kanë një racion të përbashkët me prindërit e tyre është i lartë në krahasim me mesataret europiane. Kundrejt kësaj, fëmijët tanë ende janë, si edhe gjatë 10 vjeçarit të fundit, mes të parëve në Europë, që çdo ditë konsumojnë ëmbëlsira dhe pije të gazuara, janë me mbipeshë (veçanërisht djemtë). Zgjedhja e ushqimit jo të shëndetshëm nuk zvogëlohet me rritje të moshës, por përkundrazi, rritet, dhe nuk është në lishshmëri me mirëqenien ekonomike të familjes.

  • Shëndeti social dhe mbështetja
    Pjesa dërmuese e të rinjve në Maqedoni jetojnë me të dy prindërit (83%). Besimi në familje dhe gadishmëria për të folur hapur me nënën dhe babanë në tema që i brengosin të rinjtë është e lartë. Me moshë zvogëlohet kjo hapshmëri ndaj babait, dhe kjo më shpesh ndodhë me vajzat.
    Sa i përket lidhshmërisë ndaj shkollës, nxënësit e Maqedonisë së Veriut, të cilët me vite ishin në majë mes 40 shteteve të Europës, Amerikës, Kanadasë dhe Rusisë, gjatë 12 viteve të fundit tregojnë në vazhdimësi tendencë të rënies së interesit për shkollën.
  • Shëndeti seksual dhe dhuna familjare – “tabu tema” për të cilat me të rinjtë nuk flitet. Kur pyeten, të rinjtë përgjigjen edhe në tema që kanë të bëjnë me lidhjet e tyre të para intime, rënien në dashuri dhe përvojat seksuale. Të gjeturat tregojnë dallime të mëdha ndërgjinore, të shprehura në përgjigjet e tyre. Republika e Maqedonisë së Veriut është e ranguar mes pesë shteteve të para me disproporcion më të madh gjinor në përvojat seksuale mes djemve (38%) dhe vajzave (4%) të cilët kanë raportuar për raporte seksuale deri në moshën e tyre 15 vjeçe.

Shëndeti dhe mirëqenia mendore janë më shqetësuese për regjionin europian

Raporti zbulon se mirëqenia e përgjithshme zvogëlohet ashtu si rriten fëmijët, me çka rreziku për rezultate më të këqija për shëndetin mendor është më i lartë te vajzat se sa te djemtë. Në 45 shtete të përfshira në këtë raport, një nga katër adoleshent tregon se më së paku një herë në javë ndjehet nervoz, shpërthyes ose nuk mund të flejë.

Thuajse në një të tretën e shteteve, krahasuar me vitin 2014, raporti zbulon rritje të numrit të adoleshentëve që ndjehen të mbingarkuar me detyra shkollore dhe rënie të numrit të të rinjve të cilët raportojnë se e duan shkollën. Në pjesën më të madhe të vendeve lidhshmëria me shkollën përkeqësohet me moshë – kënaqësia nga shkolla dhe perceptimi për mbështetje nga bashkëmoshatarët zvogëlohet derisa presioni nga detyrat shkollore rritet.

Pasqyra ndërkombëtare

Shëndeti dhe mirëqenia e adoleshentëve në fokus vë në dukje shumë të dhëna të rëndësishme, përfshirë:

  • Më pak se 1 nga 5 adoleshentë i respektojnë rekomandimet e OBSH për aktivitet fizik – nivelet janë zvogëluar në thuajse të tretën e shteteve, krahasuar me vitin 2014, veçanërisht te djemtë. Pjesëmarrja ngel veçanërisht e ulët te vajzat dhe adoleshentët më të rritur.
  • Shumica e adoleshentëve nuk i arrijnë rekomandimet nutritive aktuale, me çka zvogëlohet kapaciteti i tyre për zhvillim të shëndetshëm. Rreth 2 nga 3 adoleshentë nuk ushqehen mjaftueshëm me ushqim të pasur me materie ushqyese, ndërsa 1 prej 4 adoleshentëve hanë ëmbëlsira, kurse 1 prej 6 pinë pije të gazuara/lëngje me sheqer/çdo ditë/
  • Nivelet e mbipeshës dhe trashësia janë rritur nga viti 2014 dhe tani nga kjo vuajnë 1 nga 5 të rinjë, me proporcione më të larta mes djemëve dhe adoleshentëve më të ri; 1 nga 4 adoleshentë e përjetojnë veten si shumë të trashë, veçanërisht vajzat.
  • Konsumimi i alkoolit dhe duhanpirja vazhdojnë të zvogëlohen, por numri i konsumuseve të tanishëm të alkoolit dhe duhanit ngel i lartë te pesëmbëshjetëvjeçarët, kurse alkooli është substanca më e përdorur. Një nga pesë pesëmbëdhjetëvjeçarët (20%) është dehuar dy ose më shumë herë në jetë, kurse thuajse 1 nga 7 (15%) janë dehuar gjatë 30 ditëve të fundit.
  • Sjellja seksuale e rrezikshme: 1 nga 4 adoleshent të cilët kanë marrëdhënie seksuale nuk përdorin mbrojtje. Në moshën 15 vjeçare, 1 prej 4 djemëve (24%) dhe 1 prej 7 vajzave (14%) kanë raportuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale.


Comments

Напишете коментар

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *